Transmetuar më 03-10-2026, 22:16

TIRANË – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Ndroqit, duke nxitur një ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të policisë.

Efektivët e Komisariatit Nr. 6 kanë rrethuar zonën dhe kanë shoqëruar disa persona për verifikime dhe veprime të mëtejshme procedurale. Sipas burimeve, ngjarja lidhet me familjarë të shtetasit Sinan Idrizi. Në polici janë shoqëruar shtetasit Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se sapo forcat e rendit i janë afruar banesës, disa prej personave të dyshuar kanë hedhur armët. Gjatë këqyrjes së territorit rrethues, policia ka gjetur dhe sekuestruar të paktën dy armë zjarri.

Aktualisht po vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse armët e gjetura janë përdorur gjatë të shtënave. Më parë, Sinan Idrizi ishte arrestuar nga policia për kanosje, ndërsa gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit "arrest në shtëpi".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit