

MALIQ – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 30-vjeçari, i identifikuar me inicialet A. K., i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.
Procedimi filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi R. R., 69 vjeç. Sipas policisë, 30-vjeçari e ka kanosur 69-vjeçarin përmes mesazheve në rrjetet sociale për shkak të detyrës së vajzës së tij, gazetares I. R.
Ngjarja lidhet me një incident të regjistruar një ditë më parë në Korçë, ku gazetarja pati një konflikt verbal me një deputet në përfundim të një aktiviteti elektoral gjatë ushtrimit të detyrës së saj profesionale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Policia e Shtetit deklaroi se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjen e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






