

TIRANË – Modelja Endi Demneri është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë nga marrëdhënia e saj me partnerin Krenar Çoçaj.
Lajmi vjen disa muaj pasi Demneri bëri publike shtatzëninë e saj, periudhë gjatë së cilës ajo zgjodhi ta shijojë pritjen larg vëmendjes së tepërt mediatike. Në prill të këtij viti, çifti organizoi një festë private për zbulimin e gjinisë, ku ndanë me të afërmit dhe miqtë lajmin se po prisnin një djalë.
Tashmë që vogëlushi ka ardhur në jetë, prindërit e rinj nuk kanë ndarë ende publikisht detaje të tjera rreth lindjes apo emrin që kanë zgjedhur për djalin e tyre.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






