Transmetuar më 03-10-2026, 19:33

ELBASAN – Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën malore të Gjinarit në Elbasan, duke rikthyer alarmin te shërbimet e emergjencës.

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Emergjencave Civile me synim neutralizimin dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve.

Për shkak të sipërfaqes së përfshirë nga zjarri dhe terrenit të thyer malor, operacioni i ndërhyrjes nga toka është përforcuar edhe nga ajri për të bërë të mundur izolimin e plotë të vatrës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit