Transmetuar më 03-10-2026, 19:01

HELSINKI – Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, trajneri Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatin, ndërsa ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj gjykimit të ndeshjes.

Tekniku italian u shpreh se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje, edhe pse u detyrua të luante me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të portierit Etrit Berisha.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Maran theksoi:

“Meritonim një rezultat pozitiv sepse bëmë një ndeshje të mirë. Meritonim edhe fitoren, por u penalizuam nga kartoni i kuq. Kishim disa mundësi gjatë ndeshjes. U penalizuam dhe na vjen keq për këtë rezultat. Gjatë ndeshjes kishim disa raste të mira për të shënuar. Duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe të rinisemi. Një paraqitje e tillë na jep forcë për të ecur para. Na kanë penalizuar disa vendime të arbitrave, që janë të pakuptimta. Megjithatë, kjo paraqitje na jep besim për të ardhmen.”

I pyetur për zëvendësimin taktik të sulmuesit anësor Arbër Hoxha pas kartonit të kuq të Berishës, trajneri sqaroi vendimin e tij:

“Zëvendësimi i Hoxhës? Kemi bërë një ndeshje të mirë. Në bazë të karakteristikave na duhej Manaj në fushë. Mund të shfrytëzonim hapësirat e Muçit. Hoxha po bënte një ndeshje të mirë, por duhej ta merrja si vendim.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit