Transmetuar më 03-10-2026, 18:38

Një debat para një lokali në Kaufbeuren përfundoi në përleshje fizike mes një 55-vjeçari nga Kosova dhe një 51-vjeçari gjerman. Policia ka nisur hetimet ndaj të dyve

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë në Kaufbeuren të Gjermanisë.

Sipas mediave lokale gjermane, në përleshje janë përfshirë një 55-vjeçar me shtetësi kosovare dhe një 51-vjeçar gjerman.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në sheshin para kishës në zonën e Kirchplatz, ku mes dy burrave fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Gjatë grindjes, 55-vjeçar shqiptar i Kosovës goditi me grusht në fytyrë një 51-vjeçar gjerman. 51-vjeçari më pas e spërkati kundërshtarin e tij me sprej kundër kafshëve, duke i shkaktuar acarim të syve, citon noa.al median lokale.

Policia është njoftuar për incidentin dhe ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ndaj të dy personave kanë nisur hetimet për veprën penale të plagosjes.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit, si dhe mënyrën se si ka nisur përplasja. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit