Transmetuar më 03-10-2026, 19:34

Moda dhe bamirësia janë bashkuar në New York në një aktivitet të organizuar nga Albanians Fighting Cancer USA dhe stilistja shqiptare Mirela Nurçe, me synimin për të ndihmuar fëmijët në Spitalin e Lushnjës.

Aktiviteti u zhvillua në studion e fotografit shqiptar Fadil Berisha, ndërsa Mirela Nurçe vendosi që 100% e të ardhurave nga shitja e veshjeve të saj t’i kalonin nismës humanitare.

Fondet janë destinuar për përmirësimin e kushteve të kujdesit shëndetësor për fëmijët në Spitalin e Lushnjës, ndërsa një nga objektivat konkrete të nismës është sigurimi i pajisjeve të nevojshme mjekësore, përfshirë një inkubator për foshnjat.

Albanians Fighting Cancer USA është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Boston, e cila bashkëpunon me komunitetin shqiptaro-amerikan për projekte të lidhura me shëndetësinë në Shqipëri, citon noa.al, amerikanen Daily Front Row.

Mirela Nurçe ka një karrierë mbi 30-vjeçare në modë dhe kostumografi dhe ka prezantuar krijimet e saj në qytete të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë New Yorkun, Milanon dhe Vjenën. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit