Transmetuar më 03-10-2026, 19:09

17-vjeçari Jason Bori firmos kontratën e parë profesioniste në SHBA, talenti ka luajtur edhe për Shqipërinë

Një tjetër talent me lidhje me Shqipërinë po hedh hapa të rëndësishëm në futbollin amerikan.

Jason Bori, vetëm 17 vjeç, ka firmosur kontratën e parë profesioniste me Red Bull New York II, skuadër që militon në MLS NEXT Pro.

Kontrata është dyvjeçare e gjysmë, hyn në fuqi më 1 janar 2027 dhe e lidh mbrojtësin me klubin deri në fund të sezonit 2028-2029, citon noa.al një informacion zyrtar nga Red Bull New York.

Bori iu bashkua akademisë në vitin 2024 dhe gjatë këtij sezoni arriti të fitonte një vend në ekipin e dytë. Ai zhvilloi 10 ndeshje, regjistroi 634 minuta lojë dhe realizoi edhe golin e tij të parë në MLS NEXT Pro në sfidën kundër New England Revolution II.

17-vjeçari ka lidhje edhe me Kombëtaren shqiptare. Ai ka zhvilluar dy ndeshje me Shqipërinë U-17 dhe është grumbulluar në aktivitetet e kuqezinjve të kësaj grupmoshe.

Drejtuesit e klubit amerikan e konsiderojnë Borin një lojtar me potencial afatgjatë dhe kanë vlerësuar mënyrën se si është përshtatur me ritmin e futbollit profesionist.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit