Transmetuar më 03-10-2026, 17:41

Itali, shqiptari kapet brenda një apartamenti gjatë tentativës për vjedhje, plagosen dy karabinierë, bashkëpunëtori arratiset

Një shtetas shqiptar është arrestuar gjatë natës në Rieti të Italisë, pasi u kap brenda një apartamenti ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur së bashku me një person tjetër.

Operacioni nisi pas telefonatave të disa qytetarëve dhe kalimtarëve, të cilët kishin vënë re persona të dyshimtë pranë një banese në zonën Regina Pacis–Molino della Salce dhe njoftuan numrin e emergjencës 112, citon noa.al një raport të portalit lokal, Rietinvetrina.

Karabinierët mbërritën me shpejtësi dhe konstatuan se dera e apartamentit ishte hapur me mjete thyerjeje. Brenda banesës ata u përballën me dy burra.

Sipas autoriteteve italiane, sapo panë uniformat, të dy tentuan të largoheshin duke shtyrë me forcë efektivët për të hapur rrugën e arratisjes.

Njëri prej tyre, shtetas shqiptar, u neutralizua dhe u vendos në pranga. Personi tjetër arriti të largohej dhe vijon të kërkohet nga policia.

Gjatë përplasjes fizike, dy karabinierë mbetën të dëmtuar dhe më pas morën trajtim në spitalin e Rietit.

Shqiptari është arrestuar nën dyshimet për tentativë vjedhjeje në banesë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit