Transmetuar më 03-10-2026, 17:30

Një gjurmë gishti zbulon 20-vjeçarin shqiptar në Itali, policia rikuperon 30 mijë euro sende

Sicili – Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ragusa të Sicilisë, pasi dyshohet për një seri vjedhjesh të kryera gjatë natës në dyqane dhe banesa, raporton noa.al.

I arrestuari është identifikuar nga mediat italiane si Arxhens Zykollari, 20 vjeç, i lindur në Shqipëri. Sipas policisë, ai dyshohet se lëvizte me skuter gjatë natës dhe kryente vjedhje në objekte të ndryshme.

Hetuesit arritën të lidhnin 20-vjeçarin me rastet pas gjetjes së një gjurme gishti në një prej vendeve ku ishte kryer vjedhja.

Një rol të rëndësishëm në hetim kanë pasur edhe pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura nga pronarët e bizneseve përpara dyqaneve të tyre.

Gjatë hetimeve policia ka identifikuar edhe katër shqiptarë të tjerë, të dyshuar për marrjen ose mbajtjen e sendeve të vjedhura.

Autoritetet kanë rikuperuar televizorë, katër biçikleta, kompjuterë dhe tabletë me një vlerë të përgjithshme prej rreth 30 mijë eurosh. Sendet u janë kthyer pronarëve të ligjshëm, citon noa.al, gazetën lokale La Sicilia.

Ndalimi i Arxhens Zykollarit është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore dhe 20-vjeçari ndodhet në burg, ndërsa hetimet për rastet e tjera vijojnë. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit