

Boksieri shqiptaro-amerikan Arjan Iseni ka firmosur zyrtarisht me Sullivan Management, duke nisur një etapë të re në karrierën e tij profesioniste në Shtetet e Bashkuara.
23-vjeçari nga Staten Island garon në peshën gjysmë të rëndë dhe deri tani ruan një rekord perfekt prej 6 fitoresh në 6 ndeshje, pesë prej tyre me nokaut, raporton noa.al duke cituar fightnews.com.
Iseni vjen nga një karrierë e suksesshme amatore, ku ka regjistruar 85 fitore dhe 25 humbje dhe është shpallur pesë herë kampion kombëtar në SHBA. Ai fitoi gjithashtu Kampionatin Kombëtar të USA Boxing në vitin 2021.
Prindërit e tij janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe kjo i dha mundësinë që gjatë karrierës amatore të përfaqësonte ekipin maqedonas në aktivitete ndërkombëtare në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Polonia, Uzbekistani dhe Ekuadori.
Vetë Iseni ka deklaruar se objektivi i tij është i qartë: të arrijë deri te titulli kampion bote.
Sfida e radhës do të zhvillohet më 14 nëntor në Newark, New Jersey, ku shqiptaro-amerikani do të përballet me Everton Still në një duel me gjashtë raunde, në kuadër të “Brick City Fight Night”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






