

Një tjetër rast i dyshuar i dhunës në familje është regjistruar në Lavrio të Greqisë, vetëm pak orë pas sulmit të rëndë ndaj një 32-vjeçareje dhe partnerit të saj rumun.
Këtë herë, një 23-vjeçare, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ka një fëmijë 3 vjeç e gjysmë me ish-partnerin, një shtetas shqiptar, është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Lavrios dhe ka bërë kallëzim për dhunë në familje.
Sipas raportimeve të mediave greke, e reja ka denoncuar ngacmime dhe kërcënime të vazhdueshme nga ish-partneri, duke pretenduar se ai vazhdon të përpiqet t’i afrohet.
Incidenti më i fundit mes tyre ka ndodhur në një kënd lojërash, ku 23-vjeçarja pretendon se ish-partneri i është afruar dhe e ka kërcënuar.
Si pasojë e tronditjes së fortë psikologjike, gruaja shtatzënë është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmë dhe është mbajtur nën kujdesin e mjekëve.
Pas denoncimit, autoritetet greke i kanë siguruar masa mbrojtëse, ndërsa policia po ndjek situatën për shkak të pretendimeve se ish-partneri vazhdon të tentojë kontaktin me të.
Rasti vjen vetëm disa orë pas një tjetër episodi të rëndë në të njëjtën zonë. Një 32-vjeçare dhe partneri i saj aktual u plagosën me thikë brenda banesës së tyre, ndërsa për sulmin dyshohet ish-partneri i gruas.
Sipas raportimeve, ndaj autorit të dyshuar të asaj ngjarjeje ishin bërë më herët pesë kallëzime, katër prej tyre për dhunë në familje. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






