

Një 23-vjeçare, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ka një fëmijë 3 vjeç e gjysmë me ish-partnerin, është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Lavrios dhe ka bërë kallëzim për dhunë në familje.
Sipas mediave greke, e reja ka denoncuar kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme nga ish-partneri, duke pretenduar se ai vazhdon të përpiqet t’i afrohet edhe pas ndarjes.
Incidenti më i fundit dyshohet se ka ndodhur në një kënd lojërash, ku ish-partneri i është afruar dhe e ka kërcënuar. Për shkak të tronditjes së fortë psikologjike, 23-vjeçarja është transportuar në spital, ku ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve.
Pas kallëzimit, autoritetet greke i kanë vendosur masa mbrojtëse, ndërsa policia po monitoron situatën për shkak të pretendimeve se ish-partneri vazhdon të kërkojë kontakt me të.
Rasti vjen vetëm pak orë pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në Lavrio, ku një 32-vjeçare dhe partneri i saj aktual u plagosën me thikë brenda banesës së tyre. Për sulmin dyshohet ish-partneri i gruas.
Sipas raportimeve, ndaj autorit të dyshuar të asaj ngjarjeje ishin bërë më herët pesë kallëzime, katër prej tyre për dhunë në familje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






