

VJENË — Ekonomisti dhe aktivisti austriak, Günther Fehlinger-Jahn, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028.
Kryetari i "Austrian Committee for NATO Enlargement" publikoi një video nga Muzeu i Vjenës, ku bëri një premtim të drejtpërdrejtë për Shqipërinë.
Fehlinger-Jahn deklaroi se, në rast fitoreje, do të punojë për kthimin e armëve dhe përkrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Krujës.
"Si President i Austrisë, zotohem se do të rikthej në Krujë, Shqipëri, përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut, për të nderuar Mbretin Skënderbe," shkruan Fehlinger-Jahn.
Kandidati austriak njihet prej vitesh si një zë publik në mbështetje të zgjerimit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë te rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Përmes rrjeteve sociale, ai komenton me intensitet zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë e Serbi, si dhe çështjet gjeopolitike që lidhen me Rusinë, Ukrainën dhe BE-në.
As President of Austria I pledge to return Skanderbegs Helmet and Sword to Kruja Albania to honor King Skenderbeg pic.twitter.com/HP9jgrSFG5
— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) October 2, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






