

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras vetëm pasi i bëri zbor policisë e cila e ndoqi siç shihni videon, pasi kishte dyshime se qarkullonte i armatosur. I riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi automjetin e shërbimeve policore.
Operacioni i koduar “Target” u zhvillua nga Sektori për Krimet e Rënda, Seksioni i Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.
Në pranga u vu Edmir Xhaferri, 27 vjeç, banues në Mamurras, raporton noa.al.
Sipas Policisë, 27-vjeçari u lokalizua teksa lëvizte me automjet në qytet. Në momentin që ka parë shërbimet policore, ai ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
Gjatë tentativës për t’u larguar, Xhaferri dyshohet se ka përplasur automjetin e Policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve, ndërsa më pas ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.
Pas disa minutash ndjekjeje, ai është neutralizuar dhe kapur në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras.
Policia sekuestroi një pistoletë, municion luftarak, automjetin e përdorur nga 27-vjeçari dhe një palë targa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






