Transmetuar më 03-10-2026, 12:46

KURBIN — Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Target".

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmir Xhaferri, 27 vjeç, banues në Mamurras.

I riu u pikasa nga efektivët teksa qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Mamurrasit.

Sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Gjatë përpjekjes për t’i ikur ndjekjes, ai ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punonjësve të rendit, si dhe ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutave ndjekjeje dinamike, forcat e policisë bënë të mundur bllokimin dhe vënien e tij në pranga në lagjen "Zef Hoti".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti i përdorur nga i arrestuari si dhe një palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit