

FIER — Këngëtari nga Fieri, Erind Xhaferaj, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier për t’u njohur me masën e sigurisë.
Xhaferaj u prangos dy ditë më parë pas denoncimit dramatike nga vetë nxënëset e shkollës artistike "Jakov Xoxa".
Nxënëset njoftuan menjëherë policinë për veprimet e turpshme që i riu po kryente pranë perimetrit të institucionit arsimor.
Efektivët e policisë ndërhynë me urgjencë në terren duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e menjëhershëm të këngëtarit.
Gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Skerdi Sinanaj do të shqyrtojnë sot kërkesën për masën e sigurisë ndaj të arrestuarit.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, kallëzimi është bërë nga një vajzë, e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë që tronditi nxënësit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






