Transmetuar më 03-10-2026, 12:13

TIRANË — Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur zyrtarisht ankandin e parë online për targat e personalizuara.

Në këtë garë digjitale konkurrojnë 6 kombinime tejet të veçanta: Q 888 Q, Q U33 N, 7777, L OND ON, K OSO VA dhe M ON3 Y.

Çmimet fillestare të fillimit të ankandit variojnë nga 2.100 euro për targën "M ON3 Y" deri në 6.500 euro për kombinimin e lakmuar "7777".

Ndryshe nga procedurat e mëparshme që kryheshin fizikisht, i gjithë procesi tashmë është transferuar plotësisht në platformën online në kohë reale.

Të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen zyrtare të DPSHTRR-së për të paraqitur ofertat e tyre konkurruese.

DPSHTRR e cilëson këtë nismë si një hap domethënës drejt modernizimit dhe digjitalizimit të plotë të shërbimeve rrugore në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit