

KRETË — Një operacion i koordinuar kërkim-shpëtimi ka parandaluar një tjetër tragjedi në ujërat e Detit Mesdhe.
Rreth 45 persona janë shpëtuar ndërsa lundronin në kushte të rrezikshme rreth 26 milje detare në juglindje të Kalamakit në Kretë.
Mjeti lundrues u pikas fillimisht nga një anije cisternë me flamur algjerian, e cila dha alarmin e menjëhershëm te autoritetet detare.
Qendra e Unifikuar e Kërkim-Shpëtimit (EKSED) u vu menjëherë në lëvizje duke koordinuar ndërhyrjen e një anijeje të agjencisë FRONTEX.
Trupat e FRONTEX-it arritën në kohë pranë varkës dhe morën në bord të gjithë personat e rrezikuar mes dallgëve.
Të shpëtuarit po transportohen me urgjencë drejt portit të Kala Limenas nën kushte të vështira me erëra deri në 4 ballë.
Autoritetet greke kanë nisur verifikimet për identifikimin e personave të shpëtuar dhe zbardhjen e rrugëtimit të tyre klandestin.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






