

PRISHTINË — Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mišetić, ka plplasur një bombë të vërtetë mediatike e juridike lidhur me procesin ndaj krerëve të UÇK-së.
Mišetić ka publikuar një video-incizim ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranon se u informua nga një "lider europian" për dënimin e ashpër të Thaçit disa ditë para vendimit.
Mbrojtja ngre dyshime të forta se lideri botëror i përmendur është pikërisht presidenti francez Emmanuel Macron, me të cilin Vuçiç u takua më 10 shtator në Paris.
Juristi ndërkombëtar pyet publikisht se si ka mundësi që shefi i Elizesë të kishte dijeni paraprake për vendimin sekret të Gjykatës Speciale.
Deklaratat e prapaskenave politike shpërthyen në një kohë kur Kosova është përfshirë nga protesta masive kundër dënimit me 81 vite burgim të ish-krerëve të UÇK-së.
Nga ana tjetër, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen kërkoi nga Prishtina respektimin e plotë të aktgjykimit, duke insistuar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.
Zbulimi i komunikimeve konfidenciale mes Parisit dhe Beogradit ngre hije të rënda skandali mbi pavarësinë e procesit gjyqësor në Hagë.
Serbian President Vucic met with French President Macron on September 10th in Paris where, according to Vucic in the video below, he was told by a "European and world leader" [read: Macron] that Thaçi would receive "a heavy sentence." How Macron knew the result of the judgment at… pic.twitter.com/fP3EW7sh9Q
— Luka Misetic (@MiseticLaw) October 3, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






