Transmetuar më 03-10-2026, 10:55

KANBERA — Rregullatori i sigurisë online në Australi ka publikuar një raport tronditës mbi platformat më të mëdha të lojërave në botë.

Hulumtimi zbuloi se Steam, Roblox, Fortnite dhe Minecraft kanë skandale e boshllëqe të rënda në mbrojtjen e të minorëve nga rreziqet virtuale.

Sipas të dhënave, 9 nga 10 fëmijë të moshës 8 deri në 17 vjeç në Australi janë të ekspozuar çdo ditë në këto platforma lojërash.

Komisionerja Julie Inman Grant denoncoi se siguria e dobët u krijon terren të lirë të rriturve grabitqarë për shfrytëzim seksual dhe radikalizim ekstremist.

Raporti gozhdoi kompaninë Valve, zotëruesen e Steam, si të vetmen që nuk përdor teknologji proaktive për zbulimin dhe fshirjen e përmbajtjeve të dëmshme.

Roblox dhe Valve u kritikuan ashpër gjithashtu për përdorimin e sistemeve të vjetruara të zbulimit të gjuhës dhe mungesën e filtrave mbrojtës në biseda.

Autoritetet ndërkombëtare i kanë ultimatum gjigantëve teknologjikë të përmirësojnë urgjentisht sistemet për të ndaluar zhvatjen seksuale dhe dhunën ndaj fëmijëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit