Transmetuar më 03-10-2026, 10:34

TIRANË — Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë një histori mjaft komike dhe të pazakontë gjatë pranisë së saj në emisionin "Live me Luizin".

Këngëtarja rrëfeu momentin delikat kur iu desh të braktiste në mënyrë të papritur një dasmë ku ishte e ftuar, për shkak të sjelljes diktuese të organizatorit.

Pasi u përgatit me kuratorí që në orët e mëngjesit dhe mbërriti në lokalin pranë aeroportit, Eli Fara vuri re një "regjisor" nga familja që komandonte të ftuarit në pistë.

"U thoshte atyre që kërcenin: Çohu ti, ulu ti tjetri! Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve po dal pak përjashta", tregoi këngëtarja.

Pa u menduar dy herë, Fara doli në parking, hipi në makinë dhe u largua nga dasma duke e marrë të gjithë situatën me mjaft sportivitet.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit