

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete, një “Ford” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri tjetrin. Mësohet se automjeti tip “Ford” po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nga Krutja në drejtim të Këmishajt në autostradë, kur është përplasur nga “Benzi” që lëvizte në drejtimin Lushnjë-Fier.
Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar që në orët e para të mëngjesit
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






