

PESHKOPI — Detaje drithëruese janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e kërcënimit ndaj një biznesmeni në Peshkopi, ku u arrestua 21-vjeçari Engjëll Karoshi.
I riu ka pranuar plotësisht autorësinë para hetuesve, duke deklaruar se kreu shantazhin për t’i marrë paratë biznesmenit me të cilin kishte njohje.
Karoshi vendosi në një karburant një kuti që pretendohej se përmbante eksploziv, duke lënë një letër ku kërkonte 50 mijë euro në llogari Bitcoin.
Pasi braktisi kutinë, 21-vjeçari ndërroi rrobat në kosh dhe u rikthye në skenë si spektator për të parë nga afër ndërhyrjen e policisë.
Pamjet e kamerave të sigurisë mundësuan rindërtimin e lëvizjeve të autorit dhe çuan në identifikimin e prangosjen e tij të menjëhershme.
Nga ndërhyrja e forcave speciale RENEA dhe shpërthimi i kontrolluar rezultoi se brenda pakos nuk kishte lëndë reale plasëse.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë po vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të këtij shantazhi të rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






