

SHKODËR — Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një aksioni antidrogë të koduar "Reaction".
Shtetasi E. Z. u kap në flagrancë nga forcat "Shqiponja" teksa drejtonte automjetin e tij në qytetin e Shkodrës.
Kontrolli në mjet dhe në banesën e të riut zbuloi rreth 1.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze.
Policia sekuestroi gjithashtu një peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum, një telefon celular dhe automjetin e të arrestuarit.
Hetimet zbuluan se 28-vjeçari e kishte ndarë drogën në doza me qëllim shitjen e saj pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.
Nderkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






