Transmetuar më 03-10-2026, 10:10

Shkodër, kapet me 1.5 kg kanabis gati për shitje, dyshohet se e shpërndante pranë shkollave

Policia sekuestroi kanabis të ndarë në doza, peshore elektronike, pajisje vakumi, një automjet dhe telefon celular. Sipas hetimeve, droga dyshohet se synohej të shitej kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së shkollave

Shkodër – Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Operacioni antidrogë i koduar “Reaction” u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga u vu E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas Policisë, i riu u kap teksa drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit në mjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 28-vjeçarit, ku policia sekuestroi një tjetër sasi kanabisi, të ndarë në doza dhe të gatshme për tregtim.

Në total u sekuestruan rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, një automjet, një telefon celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht pranë zonave të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit