Transmetuar më 03-10-2026, 08:51

TIRANË — Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet e mëdha nga zjarri në kullat e larta që po pushtojnë kryeqytetin.

Gjatë konferencës "Tirana Fire Safety 2026", specialistët denoncuan se ndërtimet 100 deri në 210 metra po bëhen pa një Kod Zjarri të përditësuar.

Sipas inxhinierëve, kuadri ekzistues ligjor në Shqipëri mbetet i vjetruar dhe i konceptuar vetëm për pallate të ulëta tradicionalë.

Rreziqe të reja e fatale burojnë nga fasadat me materiale të djegshme, panelet fotovoltaike dhe pikat e karikimit të mjeteve elektrike në nëntokë.

Ekspertët ndërkombëtarë theksuan se për kullat 30-40-katëshe evakuimi zgjatet dhe ndërhyrja e zjarrfikësve mund të bëhet vetëm nga brenda godinës.

Parcelat e ngushta në Tiranë dhe mungesa e infrastrukturës adekuate pengojnë seriozisht aksesin e mjeteve emergjente në rast krizash.

Shoqata e Inxhinierëve kërkon miratimin urgjent të një Kodi të ri Zjarri dhe kontroll të rreptë inxhinierik përpara se të ndodhë një tragjedi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit