Transmetuar më 03-10-2026, 07:51

BRUKSEL – Shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar mbajtjen e një proteste sot në orën 16:00 përpara godinës së Komisionit Evropian në Bruksel, nën moton “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”.

Përmes këtij tubimi në kryeqendrën evropiane, organizatorët synojnë të përcjellin shqetësimet e tyre pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e pakushtëzuar e Kryeministrit Edi Rama.

Protesta e Diasporës në Bruksel vjen në një kohë kur në Tiranë tubimet kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e tyre të 126-të, ku protestuesit dhe opozita ngrenë akuza për korrupsion dhe kërkojnë largimin e kreut të ekzekutivit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit