Transmetuar më 02-10-2026, 22:53

TIRANË – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjeruar hetimet lidhur me bllokimin e pagave të sistemit të drejtësisë, duke regjistruar çështjen edhe për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Vendimi vjen pas dëshmisë së dhënë nga një prej shefeve të degëve të Thesarit gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. “Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe se do nisnin audit nëse ekzekutoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ajo përpara prokurorëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo dëshmi mbështetet edhe nga të dhënat e dërguara nga AKSHI, ku përfshihen komunikimet me email mes Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë nga muaji gusht deri në shtator.

Në kuadër të procedimit të hapur më 18 shtator për shpërdorim detyre dhe mosekzekutim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, SPAK ka marrë në pyetje disa drejtues të degëve të thesarit në rrethe. Zyrtarët e kallëzuar, përfshirë Ministrin e Financave, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Thesarit, pritet të pyeten në përfundim të kësaj faze hetimore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit