Transmetuar më 02-10-2026, 22:24

FUSHË-KRUJË – Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, duke vënë në rrezik shtëpitë e zonës.

Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar nga era e fortë, çka ka bërë që zjarri të afrohet me shpejtësi pranë zonave të banuara.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë përqendruar operacionin në izolimin e vatrës, me qëllim frenimin e avancimit të mëtejshëm të flakëve drejt banesave. Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës në terren po vijon.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit