

BRUKSEL – Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap në procesin e integrimit evropian më 13 tetor, datë në të cilën është parashikuar mbajtja e Konferencës së radhës Ndërqeveritare mes Presidencës së Bashkimit Evropian dhe delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.
Sipas burimeve diplomatike nga Komisioni Evropian, në këtë mbledhje pritet të mbyllet përkohësisht Kapitulli 20, i cili mbulon fushat e sipërmarrjes dhe politikave industriale. Në të njëjtën ditë, Mali i Zi parashikohet të përmbyllë tre kapituj të negociatave.
Ky zhvillim pason mbylljen e tre kapitujve të parë – shkencës, arsimit dhe marrëdhënieve të jashtme – të arritur në korrik të këtij viti. Objektivi i deklaruar i qeverisë shqiptare mbetet përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 me synim anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






