Transmetuar më 02-10-2026, 21:55

FUSHË-KOSOVË – Një zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një qendër tregtare të lojërave dhe produkteve për fëmijë, e situar në aksin rrugor që lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një shtullungë të dendur tymi të zi që është ngritur mbi zonën e përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima nga ky incident, ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit