Transmetuar më 02-10-2026, 21:52

TIRANË – Moderatortja Alketa Vejsiu i ka dhënë fund spekulimeve për një marrje të mundshme të rolit të opinionistes në edicionin e ardhshëm të "Big Brother VIP", gjatë një bisede me Luiz Ejllin në premierën e emisionit "Live me Luizin".

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Ejlli se karrigen e kujt do të merrte në panelin e opinionistëve, Vejsiu e kaloi situatën me batutë, duke nënuvizuar se nuk ka plane të tilla për momentin. Ajo shprehu vlerësimin e saj për drejtimin e spektaklit nga Ledion Liço, si dhe për punën e bërë më parë nga Arbana Osmani, duke shtuar se secili e sjell formatin në mënyrën e vet individuale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit