

TIRANË – Qytetarët u mblodhën këtë të premte në protestën e 125-të radhazi kundër qeverisë, duke marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë.
Me thirrjet “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj ekzekutivit dhe kryeministrit. Në përfundim të tubimit përpara Kryeministrisë, organizatorët njoftuan mbajtjen e një proteste të ardhshme kombëtare më 8 tetor, e cila do të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit në ditën kur pritet të votohet reforma e re territoriale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






