

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat e reja për mbikëqyrjen dhe kontrollin e subjekteve të licencuara për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke ngritur një sistem të rrepta sigurie dhe gjurmueshmërisë digjitale.
Sipas vendimit, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit do të ushtrojë vëzhgim të vazhdueshëm 24 orë nëpërmjet kamerave të sigurisë, mjeteve ajrore pa pilot, sensorëve dhe platformave satelitore. Çdo proces, që nga importi i farës, transferimi, ruajtja e deri te transporti me mjetet e mbrojtura, do të regjistrohet automatikisht në Regjistrin dhe Systemin Kombëtar të Gjurmueshmërisë, ndërsa transporti do të bëhet nën monitorimin e Policisë së Shtetit.
Në fushën e kontrollit të cilësisë, për kanabisin industrial niveli maksimal i lejuar i THC-së përcaktohet në 0.8%. Në rastet kur analizat laboratorike konstatojnë tejkalim të këtij pragu ose shkelje të kushteve të licencës, produkti do të sekuestrohet dhe i nënshtrohet procedurave të asgjësimit të pakthyeshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






