Transmetuar më 02-10-2026, 20:59

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte disa vendime dhe projektligje me rëndësi për financat publike, mbikëqyrjen e tregjeve financiare dhe rregullimin e veprimtarive specifike ekonomike e sociale në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, qeveria ka kaluar projektligjin për krijimin e Këshillit Fiskal si një person juridik publik i pavarur, me qëllim forcimin e disiplinës dhe transparencës së financave publike sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Paralelisht, një vëmendje e veçantë i është kushtuar rregullimit të tregut të kriptoaseteve përmes një kuadri të ri ligjor që përcakton rregullat për ofertat publike, platformat e tregtimit dhe kërkesat për ofruesit e këtyre shërbimeve, si dhe projektligjit për mbikëqyrjen e institucioneve financiare pjesë e konglomerateve.

Në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes, ekzekutivi ka përcaktuar rregullat e hollësishme për monitorimin e veprimtarive të licencuara që lidhen me bimën e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Gjithashtu, janë miratuar disa vendime në sferën sociale që lidhen me ngritjen e Regjistrit të Vullnetarizmit, funksionimin e regjistrit elektronik për kujdesin alternativ në familje, si dhe procedurat e inspektimit për mbrojtjen e fëmijëve të vendosur në këto shërbime.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit