

PRISHTINË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje, por konfirmoi se bisedimet pritet të vijojnë përgjatë ditëve në vijim.
Sipas kreut të PDK-së, në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet rreth procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe nevoja për miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale në Kuvend. Hamza nënvizoi se për subjektin e tij politik mbetet prioritet aprovimi i këtij ligji përpara se të kalohet në negociata zyrtare për emrin e presidentit të ri të vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






