

STAMBOLL – Inxhinieri i dytë me origjinë shqiptare, Erkan Nika, rezulton i zhdukur pas një sulmi ndaj anijes tregtare turke “Aroyat” në ujerat e Detit të Zi pranë portit rus të Novorossiysk.
Anija me 16 anëtarë ekuipazhi pësoi dëme të mëdha dhe zjarr në pjesën e pasme pas një sulmi të dyshuar me dron. Ndërsa shumica e ekuipazhit u evakuua, emri i inxhinierit shqiptar nuk figuronte mes të shpëtuarve, çka ka shtyrë familjarët e tij të kërkojnë ndihmë publike për gjetjen e tij. I vëllai, Erizon Nika, ngriti dyshime se ai mund të jetë transportuar në ndonjë spital në Rusi ose mund të ketë mbetur i bllokuar në dhomën e motorëve.
Aktualisht, mjeti detar po rimorkiohet drejt Turqisë ku pritet të kryhet një kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e mbyllura të saj. Përveç dëmeve materiale, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse ka pasur viktima nga ky incident.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






