

TIRANË – Të dhënat më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë një rritje të rasteve të reja me kancer gjiri në Shqipëri, ku gjatë vitit 2025 janë regjistruar 829 gra dhe 19 burra të diagnostikuar. Sipas ekspertëve të ISHP-së, ky trend përputhet me ecurinë e vendeve europiane dhe ndikohet nga stili i jetesës, rritja e jetëgjatësisë, si dhe rritja e ndërgjegjësimit qytetar për kryerjen e kontrolleve mjekësore.
Pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve, diagnoza e hershme ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e shkallës së vdekshmërisë. Në kuadër të muajit tetor, i cili i dedikohet ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje grave dhe vajzave të kryejnë ekzaminime periodike, duke vendosur në dispozicion pajisje mamografie në qendrat shëndetësore si dhe njësi lëvizëse në të gjithë territorin e vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






