

PARIS – Protestat e nxënësve të shkollave të mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm në disa qytete kryesore të Francës, ku demonstruesit janë përplasur me forcat e policisë. Në Strasburg forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa në Marsejë protestuesit hodhën fishekzjarre drejt policisë. Trazira u shënuan edhe në Rennes ku u dogjën kazanë plehrash, si dhe në Pantin në periferi të Parisit, ku u ndezën zjarre në gardhe mbrojtëse.
Protestat e nisura javën e kaluar në rajonin e Parisit janë nxitur nga pakënaqësitë mbi kushtet në shkolla, mungesën e theksuar të mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe problemet me infrastrukturën arsimore. Për shkak të bllokimeve, rreth 400 shkolla të mesme qëndruan të mbyllura, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje prindërve të ndalojnë fëmijët nga pjesëmarrja në demonstrata për shkak të shkallëzimit të dhunës.
Sipas të dhënave zyrtare, 65 pjesëtarë të stafit arsimor kanë mbetur të plagosur gjatë incidenteve, mes të cilëve 40 drejtues shkollash. Policia ka arrestuar rreth 2 mijë persona që nga fillimi i protestave, shumica prej të cilëve adoleshentë. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, deklaroi se trazirat janë ndikuar nga persona të jashtëm dhe kërkoi që prindërit të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga të miturit.
Ndërkohë, sindikatat e mësuesve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme duke kërkuar më shumë investime në sistemin arsimor. Pakënaqësia është thelluar edhe nga projektbuxheti ku parashikohet që fondet për arsimin të rriten vetëm me 1.7%, duke arritur në 65.53 miliardë euro, një rritje kjo më e ulët se niveli i inflacionit në vend.
Protesting French students hurled fire crackers at riot police in Pantin, near Paris, as nationwide demonstrations over teacher shortages and overcrowded classrooms turn violent, with about 400 schools closed https://t.co/zTOjioxiqm https://t.co/n7Y5Mk3yIf
— Reuters (@Reuters) October 2, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






