Transmetuar më 02-10-2026, 18:17

PRISHTINË – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim të premten për shkarkimin nga detyra të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të thirrur posaçërisht për të vlerësuar performancën dhe rezultatet e tij në krye të këtij institucioni.

Në arsyetimin e tij, Këshilli Prokurorial përmendi problematika në menaxhim, dështim në përmbushjen e përgjegjësive ligjore dhe mosarritje të standardeve të kërkuara të performancës si shkaqe kryesore për shkarkimin e tij. Pas marrjes së këtij vendimi, KPK-ja ka caktuar prokurorin Dren Paca si ushtrues detyre të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, funksion të cilin do ta ushtrojë deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri sipas procedurave ligjore, ndërsa Isufaj do të vijojë punën si prokuror pranë këtij institucioni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit