Transmetuar më 02-10-2026, 16:18

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku shfaqet së bashku me të dhe bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen.

Sipas Kurtit, takimi u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës tha se kjo ishte hera e parë që takonte nga afër presidentin amerikan.

“Kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkroi Kurti.

Sipas deklarimit të tij, gjatë takimit Kurti e falënderoi Trump për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s. Ai theksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në postimin e tij, Kurti e cilësoi Shtetet e Bashkuara si aleatin kryesor dhe partnerin e pazëvendësueshëm të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë që Prishtina i atribuon marrëdhënieve me Uashingtonin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit