Transmetuar më 02-10-2026, 13:42

TIRANË — Veprimet e rrufeshme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë marrë përmasa të reja me kontrolle të befasishme.

Pasi ushtruan kontroll në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në Pëllumbas, hetuesit kanë zbarkuar drejtpërdrejt në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Zbarkimi i agjentëve anti-korrupsion lidhet me hetimet e thelluara mbi kontratat ushtarake, armatimet dhe mjetet ushtarake ku përfshihen kompanitë e Yeffet.

Sekuestrimi i dokumenteve në dikasterin e Mbrojtjes vjen menjëherë pas daljes në dritë të audiopërgjimeve tronditëse mbi trafikun e armëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit