

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot përpara ambienteve të SPAK-ut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Protestuesit u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku me pankarta në duar përcollën mesazhet e tyre.
Mes parullave të shfaqura gjatë protestës ishte edhe thirrja “Arresto Ballukun”, ndërsa vijonin me thirrjet: “SPAK, çfarë provash të tjera doni? Ka shkatërruar Shqipërinë”.
Ndërkohë, çështja ndaj Ballukut vijon të jetë nën hetim dhe çdo përgjegjësi penale do të përcaktohet nga organet kompetente të drejtësisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






