

TIRANË — Diskutimet mbi Reformën Territoriale në Komisionin e Ligjeve janë shoqëruar me batuta dhe debate të forta mes deputetëve.
Deputetja e mazhorancës Zegjine Çaushi ka sulmuar hapur përfaqësuesin e opozitës Xhelal Mziu për bojkotimin e punimeve gjatë muajve të verës.
Zegjine Çaushi: "Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën ti Xhelal, kujtoheshe e nuk e bojkotoje 4 muaj duke bërë plazh e gjumë në shtëpi."
Deklarata shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa kryetari i komisionit Ulsi Manja ndërhyri duke pyetur nëse kunja ndaj plazhit ishte vetëm për Mziun.
Nga ana e tij, Xhelal Mziu u përgjigj me ironi duke i cilësuar "këshillat e Zegjinesë" si një standard që nuk të dërgon në asnjë vend.
Mziu paralajmëroi se zbatimi i rekomandimeve të tilla do të çonte pushtetin vendor drejt një kolapsi të plotë funksional.
Përplasja me batuta pasqyron tensionin e lartë politik që shoqëron diskutimet për hartën e re administrative të vendit.
Pjesë nga debati:
Zegjine Çaushi: Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe. Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave.
Ulsi Manja: Ti zonja Caushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?!
Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard i lartë dhe duhet ta marrësh në konsideratë edhe ti kryetar për qortimet që ju bën, sepse Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim PS dhe jo standardi. Kështu që do të dëshiroja që komisionit të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinëse që nuk të dërgojnë në asnjë vend, përveçse në një kolpasi të pushtetit vendor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






