

TIRANË — Tensione të fortë dhe përplasje verbale e fizike kanë ndodhur sot pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përballur me reagimin e ashpër të banorëve të Memaliajt që protestonin jashtë godinës.
Qytetarët kishin zbarkuar në kryeqytet për të kundërshtuar hapur projektin për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj dhe bashkimin e saj me Tepelenën.
Protesta përkoi me kohën kur në Komisionin e Ligjeve po diskutoheshin ndryshimet e nxehta në Reformën Administrative-Territoriale.
Gjatë kalimit të deputetit, situata ka degjeneruar kur një prej banorëve të revoltuar i ka hedhur ujë në fytyrë Erion Braçes.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë edhe deputetë të opozitës për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës fizike.
Reagimi i banorëve vjen në një kohë kur debati për hartën e re territoriale ka ndezur reagime të shumta publike e politike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






