Transmetuar më 02-10-2026, 12:31

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Eraldo Fizi.

I riu akuzohet si shkaktari kryesor i vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij 25-vjeçare, Xhuana Nikollaj, ngjarje e ndodhur në mars.

Para hetuesve, Eraldo Fizi ka pranuar se e ka dhunuar fizikisht 25-vjeçaren vetëm një ditë përpara se ajo të kryente aktin fatal.

I arrestuari ka shfaqur pendesë para togave të zeza, por ka mohuar pretendimet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj viktimës.

E reja i dha fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese fostoksinë në apartamentin ku jetonte me qira në kryeqytet.

Hetimet zbuluan se pas ndarjes, Fizi e përndiqte dhe e kërcënonte me këmbëngulje të renë pasi ajo refuzonte ribashkimin.

I shpallur në kërkim prej muajsh nga policia, Fizi u vetëdorëzua në organet e rendit më 30 shtator për t’u përballur me drejtësinë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit