Transmetuar më 02-10-2026, 12:04

DÄLLIKON, ZVICËR – Një 24-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur në dhomën e një hoteli në komunën Dällikon (rajoni Furttal) në Zvicër.

Sipas medieve zvicerane, i riu ka marrë lëndime në pjesën e sipërme të trupit dhe në krah. Policia i ka dhënë ndihmën e parë në vendngjarje, përpara se ai të dërgohej me urgjencë në spital për trajtim të specializuar mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet zvicerane kanë arrestuar tre persona të moshës nga 20 deri në 33 vjeç – dy shtetas suedezë dhe një slloven. Rrethanat dhe motivet e përleshjes mbeten ende nën hetim nga policia vendase.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit