

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kanë nisur komunikimet me subjektet politike në vend për të arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të ri, duke e cilësuar këtë fundjavë si përcaktuese për sigurimin e votave të nevojshme.
Kurti shprehu optimizmin se marrëveshja mund të arrihet brenda ditëve në vijim, me synimin që Kuvendi i Kosovës të votojë kreun e ri të shtetit gjatë javës së ardhshme. Zhvillimet politike vijnë në kushtet e presionit kohor, pasi Gjykata Kushtetuese ka caktuar 6 tetorin si afatin e fundit kushtetues për përmbylljen e procedurës së zgjedhjes së presidentit. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin presidentin e ri brenda këtij afati, vendi rrezikon të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






