Transmetuar më 02-10-2026, 11:56

TIRANË – Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici pas publikimit të videove intime të xhiruara në studio-banesën e kompozitorit dhe producentit Adrian Hila.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Fara ka deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e kamerave të fshehta të vendosura në banesë. Ajo ka sqaruar se nuk ka bërë denoncim penal ndaj vetë kompozitorit Hila, pasi vlerëson se ai nuk është personi përgjegjës për rrjedhjen e pamjeve. Megjithatë, këngëtarja ka depozituar një denoncim zyrtar për të kërkuar hetimin dhe përballjen me ligjin të personave që kanë bërë shpërndarjen e këtyre videove në rrjet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit